Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Holta Meçaj, në garë për këshilltare rajonale në Bolonja

16:53 / October 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fasfaf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Holta Mecaj jeton dhe punon në Itali, dhe është e angazhuar në jetën publike të qytetit të Bolonjës. Tashmë shqiptarja me shtetësi italiane është pjesë e garës për zgjedhjet rajonale në Bolonja, duke u mbështetur në dëshirën dhe vullnetin për të përfaqësuar komunitetin shqiptar. ”Kandidatura ime në zgjedhjet rajonale të Emilia-Romagna lindi nga dëshira për të përfaqësuar jo vetëm komunitetin shqiptar, por të gjithë ata që e shohin integrimin si forcë. Unë besoj në vlerën e punës, pjesëmarrjes aktive dhe mundësive të krijuara së bashku. Qëllimi im është të veproj si një urë lidhëse midis dy kulturave që më formuan, duke vënë përvojën dhe ekspertizën time në shërbim të komunitetit për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”,-thotë Mecaj.

Holta Meçaj, një kandidate e përkushtuar për integrimin dhe zhvillimin ndërkulturor midis Italisë dhe Shqipërisë! Holta Meçaj, e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Bolonjës, me Master në të Drejtën Ndërkombëtarë dhe një Master Ekzekutiv në Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale, kandidon për zgjedhjet rajonale të Emilia-Romagna 2024. Me mbi 10 vite përvojë në menaxhimin e plotë të kontratave dhe prokurimeve publike, nga përpilimi i tenderëve deri te nënshkrimi i kontratave, Holta ka fituar aftësi specifike edhe në menaxhimin e projekteve evropiane, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative.

Karriera e saj profesionale është pasuruar me specializime në të drejtën intelektuale, një burim thelbësor në kontekstin bashkëkohor. Përveç karrierës së saj, Holta është e martuar me një shtetas italian nga Bolonja dhe është nënë e dy vajzave të vogla. Me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane, Holta dëshiron të përfaqësojë komunitetin shqiptar në Itali, duke promovuar integrimin dhe dialogun ndërkulturor midis dy vendeve.

Ajo dëshiron të nxisë bashkëpunimin dhe rritjen, duke siguruar një përfshirje më të madhe sociale dhe kulturore. Më 17 dhe 18 nëntor 2024, vota për Holta Meçaj për provincën e Bolonjës dhe provincën e Modenës do shërbej si një urë midis kulturave dhe një angazhim i vërtetë për të ardhmen e rajonit të Emilia-Romagna.

View this post on Instagram

A post shared by Holta Mecaj (@mecajholta)

Bolonja Holta Mecaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.