Në ditën e zisë kombëtare edhe në qytetin e Burrelit, në sheshin “Kastriotët” dhe në institucionet e rrethit të Matit, qytetarët u solidarizuan me dhimbjen e shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Edhe drejtues e punonjës të Bashkisë Mat bënë homazhe dhe ndezën qirinj për tragjedinë e ndodhur. Në një postim të tij, Kryebashkiaku i Matit, Malaj u shpreh:
“Sot ditë zie në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian. Ndihma dhe mbështëtje e Turqisë për vendin tonë mbeten të paharruara”.



