Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Homazhet për gazetarin Artur Zheji do të mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

10:41 / August 24, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1755961083 arturzheji1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00-12:00, dhe më pas do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.

Gazetari u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej me pushime në Sarandë. Zheji po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik, në një restorant dhe nuk është ndjerë mirë. Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të qytetit, por mbërriti atje pa shenja jete.

Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reaguan figura të medias, por edhe të politikës.

Artur Zheji ishte i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik “360 Gradë”, një tryezë debati dhe analize për çështjet të vendit dhe botës.

arteve Artur Zheji homazhet mbahen UNIVERSITETIN
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.