Sistemi i brendshëm i Kuvendit të Shqipërisë është përballur me sulm kibernetik nga grupi i hakerave “Homeland Justice”. Në faqen e tyre “Homeland Justice” një foto nga emaili i administratës shoqëruar me shkrimin ku thuhet se aksesin e kanë fituar prej muajsh.
“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.
Burime bëjnë me dije se aktualisht stafi i Kuvendit të Shqipërisë po has problematika me aksesimin në sistem, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se çfarë materialesh kanë arritur të marrin në posedim. Postimi i parë është pasur nga një tjetër mesazh me tone kërcënuese drejtuar “anëtarëve të korruptuar të parlamentit”.
“Kjo është gjithashtu nga qasja e Homeland Justice në të gjithë infrastrukturën kibernetike të Kuvendit të korruptuar dhe sponsorizues të terrorizmit. Përshëndetje një fillimi të ri. Së shpejti anëtarët e korruptuar të këtij parlamenti do të turpërohen për veprat e tyre të urryera”, shkruhet në postimin e Homeland Justice në Telegram./Shqiptarja

