Jo të gjitha dashuritë, e sidomos ato mbretërore, kanë një fund të lumtur. Kështu ka ndodhur për mbretin e Malajzisë, Muhammad V i Kelantan, emri i të cilit u shtua në listën e personazheve me gjak blu që kanë zgjedhur të heqin dorë nga froni për dashurinë. Por ama lidhja e tij mori fund në më pak se një vit nga dasma.
Vetëm shtatë muaj më parë sulltani u martua me modelen ruse Rihana Oksana Voevodina, 24 vite më e re se ai, me një të shkuar mes fotove provokuese dhe pjesëmarrjeve në reality show. Pavarësisht presioneve Muhammad mori fronin 2010 pas një sërë konfliktesh familjare.
Një përrallë moderne, një pasion që finalizua dhe me lindjen e djalit në maj. Por vetëm një muaj pas këtij lajmi të lumtur qarkullon një dokument me ëmblemë mbretërore ku i referohet pikërisht “talak”, që sipas ligjeve islame përfaqëson formën më të ashpër të divorcit. Rihana ishte konvertuar në muslimane, feja e burrit të saj të ardhshëm në prill të 2018.
Lajmi u publikua nga mediat vendase dhe mban datën 1 korrik, e më pas e nxori dhe britanikja Daily Mail. Asnjë nga të dy për momentin nuk ka thyer heshtjen. Deri dje, megjithatë Rihana ka vijuar të postojë foto në profilin e saj në Instagram ku trego një lidhje të shëndosh me bashkëshortin dhe djalin.
Nuk dihen arsyet e kësaj ndarjeje, megjithëse disa thashetheme thonë se ish sovrani është bërë i vetëdijshëm për të kaluarën e bashkëshortes së tij, ndërsa të tjerë flasin për një akuzë për mashtrim financiar.
