Dashi
Tashmë është sezoni yt, je në gjendje të mahnitshme! Shumëkush do të donte të ishte në vendin tënd, por ka një problem të vockël. Ke nevojë për pak hapësirë në marrëdhënien tënde romantike. Të duhet të reflektosh.
Demi
Le ta pranojmë, Demi. Je i/e bukur, plot sensualitet. Kur përkushtohesh në diçka e bën me gjithë shpirt. Por, kur jep kaq shumë normalisht që pret ta marrësh mbrapsht gjithë dashurinë. Bëji vetes një nder dhe kupto nevojat e tua, ti meriton të duhesh.
Binjakët
Je i zhgënjer! Dëshiron më shumë vëmendje nga njerëzit që të rrethojnë. Por, gjithçka duhet të bësh është të heqësh barrierat që i ke vënë vetes. Kjo është një kujtesë e vogël që të sjellësh më shumë dashuri, thuaja njerëzve të zemrës se çfarë ndjen.
Gaforrja
Ky është një moment magjik për ty. Universi po të ofron shansin të përjetosh një lidhje shpirtërore të fortë me njerëzit. Por, më e rëndësishmja është të zhytesh në atë vetminë tënde që ti shpesh e gjen si zonë komforti. Besoji intuitës tënde si gjithmonë.
Luani
Gjëra që i ke pritur për shumë gjatë, mesa duket kanë ardhur. Tregohu mirënjohës për të gjitha forcat misterioze që po punojnë në favorin tënd. Ata që janë specialë në zemrën tënde, duhet ta dijnë këtë.
Virgjëresha
Ndonjëherë dëshirat aq të mëdha realizohen papritur. Sot, të këshillojmë të marrësh frymë thellë. Gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Kur vjen puna te romanca, është momenti perfekt të hedhësh një hap më serioz për marrëdhënien, ndoshta t’ia prezantosh partnerin familjes.
Peshorja
Duhet të rrezikosh pak. Asnjë gjë nuk vjen me një kartë “garancie”. Këtë sezon ti do shfaqësh anën tënde më të shndritshme dhe do ndikosh në shumë zemra.
Akrepi
Energjia e hënës së re po të sjell shpresë dhe shërim. Hëna do të japë shansin të përjetosh momente të paharrueshme. Nëse dikush nga e shkuara jote shfaqet, merre si shenjë pozitive.
Shigjetari
E kuptojmë, disa herë gjërat shkojnë më mirë se ç’duhet dhe herë të tjera bëhen si mos më keq. Mos u shqetëso, ti meriton dashuri, respekt, reciprocitet dhe besnikëri. Jepi mundësi vetes të kuptosh dinamikën e gjërave.
Bricjapi
Marrëdhëniet me njerëzit janë në një stad perfekt. Por, mos u rehato shumë. Jepi prioritet partnerit nëse je në një lidhje, bëje të kuptojë sa i/e veçantë është për ty. Ndërsa për ju beqarët është momenti të ndërmerrni një hap më tej. Gjithçka është e mundur sot për ty.
Ujori
Gjërat në dashuri shpesh nuk kanë funksionuar për ty. Por, mos e humb besimin, parashikojmë një marrëdhënie në horizont që do të jetë e qëndrueshme dhe me përkushtim. Të zgjohesh pranë dikujt që të do dhe të vlerëson është padyshim ndjenja më e bukur.
Peshqit
Asnjë nuk është perfekt, as ti! Në orbitën tënde, Universi do të të sjellë një person nga e shkuara, do të eksploroni pafund gjëra me të. Dëgjoje zemrën dhe mos harro: Nuk është kurrë vonë të shijosh dhe manifestosh ndjenjat.