Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Enjte 14 Mars

20:01 / March 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Horoskopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Për të lindurit e kësaj shenje do të ketë një përmirësim të ndjeshëm në raport me ditët e kaluara. Por duhet të bëni kujdes, pasi disa situata mund të rezultojnë tejet të komplikuara. Tregoni më shumë kujdes me fjalët që do të thoni, pasi ndonëse mund të keni të drejtë, mënyra e të shprehurit do tingëllojë keq.

Demi

Kjo është një ditë në vend numëro sa i takon dashurisë, si për ata që janë vetëm, edhe për ata që janë në një lidhje të qëndrueshme. Kush është vetëm e gjen veten duke pritur dhe pa bërë asgjë konkrete për të ndryshuar situatën. Ndërsa kush është në një lidhje, mund të përjetojë vuajtje për shkak të një distance fizike dhe psikologjike.

Binjakët

Situata profesionale dhe ajo financiare parashikohet mjaft e komplikuar. Nëse keni mundësi ndryshoni, por frytet do i korrni pak më vonë. Fusha e ndjenjave parashikohet mjaft e favorshme.

Gaforrja

Kjo ditë duhet ti dedikohet planifikimeve. Mund të mendoni për një udhëtim në fundjavë, duke shfrytëzuar ndikimin e Hënës në shenjën tuaj. Dashuria parashikohet e komplikuar, për shkak të problemeve të mbartura nga java e kaluar. Por me kalimin e kohës, gjërat pritet të shkojnë më mirë.

Luani

Kjo e enjte do të jetë e luhatur, ku një pjesë të kohës do të ndiheni të fuqishëm dhe pjesën tjetër gjithë energji. Gjithçka për shkak të ndikimit kontradiktor të Marsit dhe Uranit. Mundohuni që të jeni të përqendruar dhe të mos dorëzoheni.

Virgjëresha

Mundohuni që të mos e shfryni stresin tek ushqimi, pasi mund të keni probleme shëndetësore. Gjatë fundjavës situata mund të përmirësohet dhe mund të përjetoni emocione të bukura.

Peshorja

Duhet të mundoheni të rikuperoni kohën e humbur dhe të ecni përpara. Nëse së fundmi keni hequr dorë nga disa projekte të cilat nuk kanë shkuar siç dëshironi, ka ardhur momenti të ndërroni kapitull, shkruan noa.al. Rezultatet do ti shihni pas disa kohësh.

Akrepi

Ka një përmirësim të ndjeshëm në raport me fillimin e javës, por tensioni vijon të jetë i pranishëm. Ka diçka që nuk ju kënaq siç duhet në sferën profesionale dhe dëshironi që ta ndryshoni. Në dashuri duhet të tregoheni të durueshëm, para se ti jepni fund një lidhje.

Shigjetari

Vlerësojini më mirë problemet dhe diskutimet dhe mundohuni që të ndiqni rrugën e duhur. Me gjasë do të përjetoni disa ndryshime, të cilat do të sjellin lumturi, por që për momentin nuk do e ndjeni. Megjithatë Venusi do të sjellë një mundësi të shumëpritur.

Bricjapi

Nuk ka nevojë të bëni shumë, më mirë punoni më pak dhe merrni më shumë rezultate. Mundohuni që të relaksoheni dhe pushoni, pasi mund të haseni me probleme shëndetësore. Kujdes me ndihmën që doni t’iu jepni të tjerëve, pasi mund të lindin debate.

Ujori

Shmangni situatat e zakonshme, ku mbani brenda vetes atë që mendoni, pasi mund të përballeni me probleme në dashuri. Më mirë flisni dhe diskutoni para se të jetë shumë vonë, por megjithatë këshillohet që të prisni fundjavën, pasi aktualisht rrezikoni që të bini në kontradikta.

Peshqit

Kjo ditë do ju gjejë të rënë moralisht, ku do të doni të rinisni por i druheni dështimit. Personat që janë të rrethuar nga familja dhe njerëzit e zemrës, do të jenë më të lumtur. Ndërsa ata që janë vetëm do të përballen me probleme të shumta.

Horoskopi ditor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

17:21 / December 28, 2025

Marrëdhëniet në qendër të vëmendjes, parashikimi i horoskopit për sot

10:59 / December 21, 2025

Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe siguri… parashikimi i horoskopit për sot

10:40 / November 30, 2025

Horoskopi/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes sot

08:21 / November 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.