Dashi
Xhelozia dhe posesivitet ka rrezik t’iu prishë punë gjate kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Herë pas here do ketë edhe debate të forta të cilat do ju mërzitin pa mase. Beqaret bëjnë mirë t’i marrin gjerat shtruar në mënyrë që të mos kenë probleme në të ardhmen. Financat duhet t’i keni kujdes në çdo moment sepse shpenzimet e tepërta mund të sjellin tronditje.
Demi
Jupiteri, planeti i lumturisë, pritet që të influencoje së tepërmi sot jetën tuaj sentimentale. Do kaloni çaste të mrekullueshme të cilat do ju çojnë në qiell te shtate. Beqarët do jenë me shume fat se kurrë ne dashuri dhe gjerat do fillojnë te marrin një tjetër drejtim. Financat do jenë shume delikate. Shmangni çdo lloj shpenzimi të tepruar sepse situata mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Binjakët
Konfigurimi i yjeve do jetë harmonik gjate kësaj dite dhe gjerat do ecin më mirë se me parë. Do ndiheni krenare për partnerin dhe do e dashuroni me më shume pasion atë. Beqarët duhet të tregohen më vigjilente dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të hedhin hapa të pamenduara. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe vetëm për ta stabilizuar situatën.
Gaforrja
Do ta lini shumë pas dore partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe ka rrezik qe ai të mërzitet tej mase. Ndryshoni sa më shpejt rutinën nëse nuk doni që ai të bjerë në krahët e dikujt tjetër. Beqaret nuk do ndihen ende gati të ndryshojnë statusin dhe do vazhdojnë jetën si gjithmonë. Financat nuk do varen vetëm nga ju. Gjithsesi bëni aq sa keni mundësi për të ruajtur qëndrueshmërinë.
Luani
Rutina do ju krijoje shumë probleme gjate kësaj dite juve që keni në një lidhje. Duhet patjetër të flisni me partnerin dhe të mendoni të provoni eksperienca të reja. Beqaret do kenë mundësi pa fund për takime dhe ka mundësi ta ndryshojnë njëherë e mire statusin. Financat do jene disi më të mira se kohet e fundit, megjithatë serish duhet pasur kujdes.
Virgjëresha
Dite shumë impulsive kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje të shumta me partnerin dhe do ndiheni keq. Beqaret do ndihen më shumë se kurrë gati për ta filluar një lidhje serioze. Mundësitë do jenë të mrekullueshme. Financat do kenë përmirësime të vogla fale ndihmës qe do iu japin disa familjare. Falënderojini dhe mendoni qe t’ua shpërbleni një dite.
Peshorja
Do ndiheni gati të filloni një lidhje serioze gjatë kësaj dite juve qe jeni në një lidhje dhe shumë gjera kane për te ndryshuar. Beqaret më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Gjithçka do marrë një tjetër pamje dhe një tjetër kuptim. Ne planin financiar duhet ta hidhni çdo hap të mirëmenduar. Sot do jeni të detyruar të kryeni disa shpenzime të konsiderueshme, por të nevojshme.
Akrepi
Emocionet që do përjetoni sot në jetën tuaj në çift do jenë të njëpasnjëshme. Ne krahët e partnerit tuaj do ndiheni si në parajse. Beqaret që në orët e para të mëngjesit do kenë takime mbresëlënëse. E gjithë dita do ju ecë mbarë. Financat do përmirësohen ndjeshëm falë gjithë përpjekjeve që keni bërë së fundmi. Do ndiheni krenare dhe do kryeni ndonjë shpenzime me tepër.
Shigjetari
Nga njëra ane Jupiteri do e mbrojë jetën tuaj sentimentale, e nga ana tjetër Marsi do ju bëjë kokëfortë dhe aspak tolerante. Do jeni të dyzuar dhe situata nuk do jetë aspak e qetë. Beqaret duhet të mendojnë për të nesërmen dhe jo të përfitojnë nga çdo mundësi për aventurë. Gjendja financiare do jetë mjaft delikate. Nuk do kryeni dot as disa shpenzime të domosdoshme.
Bricjapi
Marrëdhënia ne çift do jetë me harmonike dhe më e bukur se kurrë sot. Do qëndroni me shumë kohë se bashku dhe do flisni hapur për gjithçka. Beqaret nuk do kenë as kohen dhe as durimin e duhur për të daleëneper takime. Financat do favorizohen gjithë kohës nga Plutoni. Gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë dhe aspak shqetësuese.
Ujori
Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme dhe afatgjate, nuk do prekeni aspak nga ndikimi negativ i Hënës. Nëse nga ana tjetër marrëdhënia juaj në çift ka kohë që është delikate, sot situata do bëhet edhe me problematike. Beqaret do kenë te tjera synime në jete dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar shtrëngojeni pak rripin e shpenzimeve.
Peshqit
Ka rrezik qe situata në çift të jetë katastrofike gjatë kësaj dite. Do debatoni për çdo gjë më partnerin tuaj sepse nuk do bini dakord për disa pika. Beqaret ka gjasë të hedhin hapat e para drejt një lidhjeje të qetë dhe afatgjate. Financat do jenë shumë të turbullta. Nuk është ende koha për të kryer çmenduri. Ruajeni veten që të mos bini në humnerë.