Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hotelet në plazhe/ 2 çadra për çdo dhomë

17:49 / October 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Turizem bregdet plazh sezon veror 1073 scaled 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për çdo dhomë strukturat akomoduese do të kenë 2 çadra dhe në çdo 1000 metra vijë plazhi 300 metra do të jetë publike. I paralajmëruar në muajin shtator nga kreu i qeverisë Edi Rama, që stacionet e plazhit do të jenë vetëm për hotelet, dhe jo për strukturat e tjera si beach bar etj., ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Turizmit që specifikon rregullat për sezonin e ardhshëm.

Stacione plazhi në sezonin veror 2025 do të kenë vetëm ato struktura akomoduese që janë të regjistruara me nipt, janë të kategorizuara nga ministria (hotel me x yje, resort, hotel i shpërndarë, vilë etj.).

Po ashtu strukturat akomoduese nuk duhet të kenë detyrime tatimore të papaguara dhe kanë një plan për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit. Përparësi për stacione të plazhit do të kenë ato struktura që kanë hapësirë plazhi para dhe ato që kanë plazh në afërsi.

Aplikimi nga bizneset do të bëhet në e-albania me dy faza. Në fazën e parë ngarkojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar (formulari i aplikimit, numri i stacionit të plazhit, numri i dhomave, foto të strukturës akomoduese, apo planin e operimit) dhe më pas do jetë grupi teknik i shqyrtimit të aplikimeve, që do ta vlerësojë kërkesën dhe nëse kërkesat plotësohet bëhet aplikimi i dytë brenda 31 marsit të vitit që vjen, ku detajohet hapësira e plazhit, shqyerja e detyrimeve tatimore etj. Ndërsa kontratat do të lidhen nga 1 maji.

Të gjitha strukturat që do të kenë të drejtën e stacionit të plazhit, duhet që të çadrat ti vendosin 10 metra larg bregut të detit, të kenë distancë 3 metra çadrat nga çadrat horizontalisht dhe 2.5 metra vertikalisht, të vendos në dispozicion një dush me ujë të ëmbel, të ketë tualet të ndarë meshkuj femra, dhe për me aftësi të kufizuara, kabina zhveshje, zonë të ndihmës së shpejtë dhe tabela me çmimet dhe me numra të policisë, ambulancës etj.

Do të jenë bashkitë ato që do të propozojnë hartën e përgjithshme të plazheve, e cila do të miratohet nga Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik, që drejtohet nga Ministria e Turizmit.

Po ashtu biznesi që ka stacionin e plazhit duhet të marrë masa për sigurinë e pushuesve, duke filluar që nga kullat e vrojtimit e deri tek kufizimi i distancës së lejuar për not me bova të kuqe. Nëse nuk respektohen këto rregulla, në vendim thuhet që do të ketë gjoba dhe në rast përsëritjeje të shkeljeve administrative do ketë zgjidhje të menjëhershme të kontratës.

cadra hotelet plazhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.