Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hotelet, rritet numri i vizitorëve por bien net-qëndrimet

15:15 / May 19, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hotel 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Numri i vizitorëve në hotele në tremujorin e parë të këtij viti ka ardhur në rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku për pjesën e dytë të marsit Shqipëria hyri në karantinë.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 6,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020.

“Të njëjtin trend ndjekin edhe dy treguesit e më poshtëm: – numri i vizitorëve rezident është rritur me 10,1 %; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 1,8 %” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Por teksa ka pasur rritje të numrit të vizitorëve bie në sy fakti që shumica prej tyre zgjedhin të qëndrojnë me afat të shkurtër në hotele. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga strukturat hoteliere në zonën e Golemit ku nënvizohet se pavarësisht operimit me paketa shumica e vizitorëve nuk qëndrojnë më shumë se 1 apo 2 net.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është ulur me 7,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020.

Dy treguesit e tjerë rezultojnë si më poshtë: – numri i netë qëndrimeve nga rezident është ulur me 16,4 %;   numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 7,0 %” thuhet në njoftim.

INSTAT vlerëson se gjatë analizës së të dhënave të tremujorit të parë 2021, vihet re se numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

–          sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (52,1 %);

–           sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo bregdetare” (62,0 %);

–           sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,9 %);

Gjatë tremujorit të parë 2021 është shënuar rritje e numrit të vizitorëve si më poshtë:

– numri i vizitorëve rezident është rritur me 10,1 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020;

– numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 1,8 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020;

Nëse do të analizojmë vizitorët rezident sipas rajonit dhe afërsisë me bregdetin, treguesit ndjekin të njëjtin trend me rritje. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut kanë shënuar rritjen më të lartë 47,3 %, në Zonat Bregdetare duke u rritur me 42,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në njoftim.

Raporti shpreh se gjatë tremujorit të parë 2021 është vërejtur sjellja e vizitorëve sipas numrit të netë qëndrimeve të realizuara si më poshtë:

–          numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është ulur me 16,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020;

–          numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 7,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020;

Nëse do të analizojmë sjelljen e vizitorëve rezident nga netë qëndrimet sipas rajonit dhe afërsisë me bregdetin, treguesit ndjekin të njëjtin trend me rritje. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 22,1 %, në Zonat Jo bregdetare ka shënuar rritje me 2,0 %./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.