Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hoxha nxjerr emrin e një personi tjetër që dyshohet të jetë pjesë e grabitësve

20:04 / April 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, thotë se policia ka dyshime që pjesë e grupit dhe bashkëpunëtorëve të grabitësve të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, të jetë edhe Taulant (Roland) Luli.

33-vjeçari është pjesë e grupit të shqiptarëve që në 22 mars 2013 u arratisën nga burgu i Trikallasë në Greqi, pjesë e të cilit ishin edhe Admir Murataj, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas më 9 prill 2019.

Po ashtu, të arratisur nga drejtësia greke ishin edhe Ilir Kupa dhe Klement Çala, ku i fundit në kërkim nga policia, si i dyshuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, brenda në pistën e avionëve më prill.

Taulant (Roland) Luli është nga fshati Libonik i Korçës, por policia ende nuk ka prova të forta për përfshirjen e tij.

Gazetari Artan Hoxha tha se grupi i grabitësve funksionon si një rrjet i tërë me përfshirje të shumë anëtarëve. Për vite me radhë, nga arratia ata kanë bashkëunuar në aktivitete kriminale, tha Hoxha.

Në mesnatë u arrestua në Qafë-Thanë personi i pestë për grabitjen e Rinasit. Elton Pikli nga Kruja, kasap në këtë qytet, i rritur në një lagje me Dash Kupën, të dënuar për grabitjen e atubolindave me paratë e bankave të nivelit të dytë që transportoheshin për në aeroport dhe që u sulmuan dhe grabitën në Qafë-Kashar,raporton report tv.

Operacioni për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë në grabitjen e Rinasit është ende në vijim.

Artan Hoxha Gazetari investigativ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.