Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Huatë me probleme zbresin nën 10% për herë të parë nga viti 2009

12:33 / January 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreditë që nuk kthehen në afat në banka kanë zbritur në nëntor në nivelin më të ulët në 11 vjet. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huatë me probleme zbritën në 9.53% në nëntor, me një rënie prej 0.64 pikë përqindje në raport me muajin e mëparshëm.

Ky është niveli më i ulët që nga tremujori i tretë i vitit 2009. Pas kësaj periudhe, kredimarrësit që vonoheshin më shumë se tre muaj për të paguar këstet filluan të rriteshin ndjeshëm, duke kulmuar në shtator 2014, në gati 25%, nivelet rekord të larta që nga fillimi i viteve 2000, kur mori hov zhvillimi i sistemit bankar privat.

Pas kulmimit të huave problematike në 25%, banka e Shqipërisë nisi një plan të gjerë për uljen e tyre, që përfshinte përmirësimin e rregulloreve për fshirjen e kredive si dhe ristrukturimin e huave të mëdha.

Banka e Shqipërisë tha në raportin e fundit të politikës monetare se raporti i kredisë me probleme ndaj totalit është shfaqur në vazhdimësi në rënie, duke konfirmuar kushte më favorizuese për zgjerimin e ofertës për kredi nga bankat.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rënia e kredive me probleme, krahas përmirësimit të aktivitetit ekonomik, pasqyron edhe angazhimin e bankave në përmbushje të planit të masave për të ulur kreditë me probleme. Pritshmëritë e Bankës ishin që pastrimi i bilanceve të bankave nga kreditë me probleme dhe konsolidimi i sistemit bankar të ndihmojnë në një rritje të qëndrueshme të kredisë në të ardhmen.

Pak kohë më parë, Banka e Shqipërisë miratoi një plan shpëtimi të pagëzuar si “Qasja e Tiranës”, për bizneset që kanë dështuar në shlyerjen e kredive në banka, me vlerë mbi 8 milionë euro. Plani i shpëtimit, tashmë në fuqi, do të nisë të aplikohet në muajin shtator për 9 korporata, nga grupi i të 35 kompanive që ishin problematike në kthimin e huave./ Monitor

Capture 39

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.