Sistemi Operativ i HUawei, që do të zëvendësojë atë Android të Google mund të jetë i disponueshëm në pajisjet e kompanisë në fillim të viti të ardhshëm. Këtë e deklaroi Yu Chengdong, shefi i sektorit të produkteve të konsumit të kolosit kinez gjatë një konference për zhvilluesit.

Ky sistem operativ “i bërë në shtëpi” quhet HarmonyOS. Ky sistem deri tani është përdorur vetëm në disa produkte përfshi tv smart dhe pajisje aksesorë, por jo në smartphone të kompanisë. Fakti që ky sistem operativ do të vijë dhe për telefonët tregon se kompania kineze synon të zgjerojë fushën e saj duke u shkëputur kështu nga SHBA që aktualisht ka dominimin e sistemeve operative Android të Google dhe iOS të Apple.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here