Hudhra mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj. Shkenca ka nisur të zbulojë atë çfarë gjyshërit tanë e dinin; hudhra mund të forcojë sistemin imun kundër baktereve dhe mund të ndikojë gjithashtu për të mirë në zemrën tuaj.
A e keni ditur se ajo mund të kombinohet me mjaltë për përfitime shumë më të mëdha?
Hudhra njihet gjerësisht për reduktimin e efekteve të arteriosklerozës. Në një hulumtim të kryer nga Instituti për Hulumtime Biomjekësore ‘Harbor-UCLA’, në Los Anxhelos u gjet se hudhra mund të parandalojë përparimin e sëmundjeve të zemrës.
Nëse i kombinoni atë me mjaltin, do të përgatisni një ‘bombë me sahat’ për të gjitha komplikimet shëndetësore që mund t’i keni, duke nisur nga kolla, gripi, gjendja e plogështisë, dhimbja e kyçeve etj.