Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Hueyda El Saied: Gabrieli ka qenë i pari që më ka fshirë lotët pas ndarjes së vështirë

20:38 / July 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gabrieli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, një artiste me shumë talente. E kemi njohur fillimisht si balerinë, më pas si modele, prezantuese, piktore, shkrimtare madje edhe si këngëtare. Hueyda El Saied ka qenë gjithmonë prezente në media me projektet e saj të ndryshme, por vitet e fundit ajo është larguar duke u shkëputur disi, pasi jeton me familjen e saj në Luksenburg. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me djalin e saj Gabriel për të na rrëfyer marrëdhënien dhe jetën e tyre të re.

“Gabrieli flet Shqip sepse unë gjithnjë komunikoj Shqip me të, por ngaqë shkon në shkollë i flasin në gjuhën luksemburgeze, Anglisht, Gjermanisht apo Frëngjisht. I njeh këto gjuhë, por shpesh më kërkonte që përgjigjet t’ia ktheja në Frëngjisht. Pastaj e solla në Shqipëri në mënyrë që të kishte mundësi të fliste vetëm Shqip dhe tani flet shumë mirë. Sa më shumë rritet tani aq më shumë më ngjan. I pëlqen shumë muzika dhe kërcen bukur, por nuk do të doja të bëhej balerin. Gabriel është shumë aktiv, flet shumë, por është shumë optimist, social dhe ka shumë shokë në shkollë. Unë jam nënë që e mbroj shumë Gabrielin, por ka momente që edhe e ngre zërin. Gabrieli ka qenë i pari që më ka fshirë lotët kur kam qenë e trishtuar, ai e ka përjetuar dhimbjen tonë. “Mos qaj” më thoshte dhe mua më vinte edhe më shumë për të qarë. Tani e kemi hedhur pas krahëve dhe kemi një person tjetër në shtëpi që na mbron. Është Tiery. Ai na inkurajon dhe na mbron shumë. Gabrieli ka vendosur vetë që ta quaj babi”, tha Hueyda El Saied.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“The Odyssey” dominon kinematë, filmi i Nolanit arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

18:15 / July 22, 2026

Biografia filmike e Snoop Dogg vjen në kinema në vitin 2027

15:04 / July 22, 2026

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.