Dy fasoneri ku punojnë 300 gra është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pasi një 40-vjeçare nga Lazarati që punonte aty ka humbur jetën në spital në Tiranë pasi u infektua me COVID-19.
Mbyllja e dy fasonerive ka ardhur pasi nuk respektoheshin kushtet elementare të protokollit Anti-COVID.
Dy fasoneritë do të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar dhe sipas kreut të ISHSH, Edi Sinojmeri masat drastike kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve.