Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Humb jetën gruaja shqiptare, dyshohet se u dhunua nga burri serb dhe vjehrra

22:59 / March 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjakove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua nga Shqipëria, e martuar me një pjesëtar të komunitetit serb në fshatin Hoqë të Madhe të Rahovecit, ka vdekur në mënyrë misterioze ditën e shtunë. Mediat e Kosovës raportojnë sot se ngjarja ka ndodhur në spitalin e Gjakovës.

Fillimisht, sipas mediave të Kosovës, është raportuar se vdekja e 51-vjeçares ka ardhur si pasojë e dhunës fizike që dyshohet se kanë ushtruar bashkëshorti dhe vjehrra ndaj shqiptares. Por, versioni i policisë ka dhënë një tjetër version.

Nga stacioni policor në Gjakovë, të hënën, gazetës online Reporteri.net i kanë thënë se tek viktima, shtetase e Shqipërisë, nuk ka pasur shenja të dhunë fizike. Kjo sipas tyre është konstatuar nga raportimi mjekësor. Sipas policisë, mjekët kanë vërejtur vetëm pasoja të dhunës psikike nga ana e bashkëshortit të viktimës.

“Në kohën kur ka humbur jetë në spital, e njëjta ka qenë duke u trajtuar për sëmundje të tjera e jo si pasojë e dhunës fizike nga ana e bashkëshortit. Viktima nuk dyshohet se ka pasur dhunë fizike, pasi sipas raportit mjekësor nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike, por vetëm dhunë psikike nga ana e bashkëshortit,”– tha Sheremet Elezaj.

Vetë policia në raportin 24-orësh të datës 16 mars 2023 raportonte se më 15 mars 2023 rreth orës 08:50 viktima kishte denoncuar burrin dhe vjehrrin e saj për dhunë.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,”- njoftonte policia.

“Në lidhje me rastin, më 18.03.2023 gjersa ishte në trajtim mjekësorë si pasoj e disa problemeve shëndetësore ka ndërruar jetë viktima femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi,”- shtohej në njoftim.

gruaja rahovec Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.