Një qytetare e infektuar me COVID ka ndërruar jetën. Pacientja që humbi betejën me koronavirusin ishte 62 vjeç, nga Kruja.
Ndërkohë, janë kryer 341 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,087 që nga fillimi i epidemisë.