Ndërron jetë për shkak të sëmundjes së koronavirusit ish-nënoficeri Bazës së Pashalimanit, Stefan Miho.
Lajmin e ka bërë me dije vëllai i tij Aleko Miho, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i cili ka thënë se Stefan Miho ka ndërruar jetë në një spital të Athinës.
“U përpëlit me të për rreth dy muaj, ku një muaj ishte në terapi intensive, në spitalin Sotiria në Athinë, por nuk ja doli dot! Ishte rreth moshës 80 vjeçare, por i forte, kujdesej shumë për jetën, edhe si ish ushtarak marine. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për gjithë përpjekjet e stafit spitalor për ta mbajtur në jetë”, shkruan prof. Miho.
Stefan Miho ishte baba i 5 fëmijëve. Ai punoi për mbi 35 vite në Flotën Luftarake Detare në Pashaliman dhe Vlorë, deri sa doli në pension.
