Një shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Indonezi. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se shqiptari që ka ndërruar jetë është 84 vjeç.
I moshuari ndodhej në Xhakarta te vajza e tij, kur u prek nga koronavirusi.
Ai qëndroi për 2 javë në spitalin ushtarak të Xhakartës “RSPAD Gatod Subroto” për trajtim, por nuk mund të fitonte betejën kundër këtij virus të rrezikshëm.
