Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Humbën babin dy vite më parë, historia e trishtë e 7 jetimëve, vajza në lot: Ka disa ditë që rrimë pa bukë

22:30 / June 14, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiptaret per shqiptaret 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E mbani mend historinë e një nënë me shtatë jetimë në fshatin Kamiçan të Elbasanit? Pranvera Muca rrëfëu historinë e pabesueshme të saj në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

Pranvera 45 vjeç, ka humbur bashkëshortin dy vite më parë. Ajo është nënë e shtatë fëmijëve më i madhi është Ismaili 21 vjeç, më të voglat janë binjaket Kela dhe Klestia 10 vjeç. Jetonin në një shtëpi shekullore mbi 100-vjeçare. Por pesha e kohës e shembi papritur. Bashkë me fëmijët prej janarit ngriti një çadër.

Ushqimi që konsumojnë e mbajnë frymën gjallë janë hithrat e ziera, lakrat e egra apo pak spinaq që ndodhet në natyrë. Pranvera merr një tigan të vogël nga çadra hedh pak lakra e një kokërr vezë. Një pjatë me salcë dhe tigani i vogël më një vezë është vakti i tyre i zakonshëm. Është ushqimi për 7 frymë. Vetë Pranvera nuk ulet me fëmijët, pak më tutje loton e zemra i dhemb.

Dëshirat e fëmijëve janë bazike, duan t’u shërohet e ëma, duan një shtëpi të fusin kokën. Fjalët mezi i nxjerrin nga lotët. Dikush do të bëhet doktor, vajza do të bëhet infermiere të shpëtojë njerëzit. “Nuk kam kushte të bëhem, por shpresën nuk do ta humb, do mësoj. Dua të kem një shtëpi, mërzitemi shumë, në shi lagemi, nuk jetohet këtu” tha vajza. Gjatë emisionit Elvis Naçi premtoi se do do të ndihmonte familjen bashkë me ndihmën e shqiptarëve. Kështu ndodhi…

Vajza me lot në sy shprehet se ka disa ditë që nuk është ushqyer, ndërsa shkon në shkollë me barkun bosh.

“Kam thënë, o Zot merre jetën time dhe ma shëro mamin! I lutem Zotiti të më shërojë mamin dhe motrën. Nuk dua as bukë, e asgjë për vetën. Ka disa ditë që rrimë pa bukë, mërzitemi nisemi për në shkollë pa ngrënë. Kthehemi nga shkolla dhe hamë bukë me salcë, nuk ka gjella të tjera”-tha ajo.

Nëna: “Çfarë të bëjë nëna, me çfarë t’i ushqej fëmijët?” Kam nis dhe zvogëloj kafshatën e kalamjve, rri çuni dhe shtrëngon rripin e pantallonave se i dhemb barku për bukë.

Vajza në mes të lotëve: Pse mos të ishim dhe ne si të gjithë të tjerët, dua të kem një tavolinë që të shkruaj, shkollën nuk e lë dot, më duhet. Dua të kem një shtëpi, të shërohet mami. Kam qejf të bëhem infermiere, kam qejf të ndihmoj të tjerët, por shpresën nuk do e humbas, vetëm do mësoj.

Djali: Dëshira ime të kemi një shtëpi dhe mami e motra të mos jenë sëmurë./BW

jetime Kamiçan Shqiptarët për shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.