Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së njohur të “Zërit të Amerikës”, Rudina Dervishi.
“Me keqardhje mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetares së seksionit shqip të ‘Zëri i Amerikës’, znj. Rudina Dervishi. Gjatë 25 viteve të karrierës së saj në këtë medium, ajo u shndërrua në një figurë të dashur për shqiptarët anembanë botës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së saj, bashkëpunëtorëve dhe miqve të shumtë që ajo fitoi me zërin e saj të ngrohtë si gazetare dhe drejtuese e emisionit ‘Ditari’’, shkruan Begaj.
Gazetarja dhe drejtuesja e “Ditarit” në Zërin e Amerikës, Rudina Dervishi u nda nga jeta të martën në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin e gjirit, duke lënë pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.