Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qenë familjarët të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites së sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.
Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.
Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze paraditen e së shtunës.
Ai ishte duke punuar në një bujtine atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë Edisonin, pas pune e kishte lënë në një siperfaqe të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.