Një aksident tragjik u shënua në rrugën “Mezzina” në Itali këtë të shtunë, ku një shqiptar gjeti vdekjen.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Kujtim Farruku, i cili po udhëtonte me makinë, kur u përplas me një mjet tjetër në zonën e “Sant’Elpidio a Mare”.
Shqiptari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, për shkak të bllokimit mes llamarinave, por nuk ia doli.
Dy vite më parë, Kujtimi kishte humbur djalin 20 vjeç si pasojë e një aksidenti në zonën “Monterubbiano”.
