Një vit më parë, modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legen humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë. Ajo pësoi hemoragji gjatë shtatzënisë dhe për pasojë, djali që kishin vendosur ta quanin Jack, nuk mundi të mbijetonte.
Megjithatë, edhe pse kanë kaluar shumë kohë, në një rrëfim për faqen “Scary Mommy”, Chrissy ka treguar mënyrën e pazakontë që ata kanë zgjedhur për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij.
35-vjeçarja zbuloi se ajo udhëton kudo me hirin e djalit të saj të ndjerë Jack me vete, dhe e gjithë familja, tha ajo, pëlqen të përfshihet në këtë situatë.
“Pavarësisht nëse do të shkojmë me pushime apo diku tjetër, Luna dhe Miles gjithmonë thonë: “Mos harroni Jack-un”. Dhe pastaj unë e bëj gati”, tha Teigen për revistën “Scary Mommy”.
“Dhe më pas kur arrijmë, ata thonë, ‘O Zot, ai duhet të ketë etje. Kjo mund t’u duket e çmendur njerëzve, por fëmijët e mi vendosin një gotë me ujë pranë një kutie hiri. Dhe atyre u pëlqen shumë të jenë pjesë e kësaj”, rrëfeu modelja, duke i çuditur të gjithë.
Ajo e kujton shpeshherë të birin e ndjerë edhe në postimet prekëse në Instagram për të. Siç modelja ka theksuar, dhimbja për humbjen e tyre më të madhe, nuk do të zhduket asnjëherë.