Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Humbi jetën në vendin e punës, identifikohet 45-vjeçari shqiptar, shpërthejnë protestat

15:59 / November 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Identifikohet 45-vjeçari shqiptar që humbi jetën pasi pasi ra nga një lartësi gjatë kryerjes së meremetimeve në një çati në Greqi.

Viktimë mbeti shtetasi Mariglen Hoxha ose siç i thërrisnin të gjithë, Mario, i cili ishte punëtor në sektorin e ushqimit. Ngjarja ndodhi pranë aeroportit lokal, ku ai kishte shkuar për të punuar jashtë orarit për të plotësuar të ardhura, pasi familja e tij përbëhet nga pesë anëtarë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në ishull veçanërisht te komuniteti shqiptar i Lesvos, ku punëtori jetonte prej vitesh.

Mriglen Hoxha ishte i njohur për një akt heroik, ku vitin e kaluar ai shpëtoi një grua të moshuar që kishte rënë në det teksa po hipte në tragetin e ankoruar në portin e qytetit, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Pas ngjarjes, Qendra Punëtore e Mytilinit dhe Sindikata e Ndërtuesve organizuan një protestë dhe tubim solidariteti për familjen e viktimës ku merrni pjesë edhe shumë emigrantë shqiptarë në ishull. Protestuesit denoncuan mungesën e masave të sigurisë dhe theksuan se shumë punonjës në sektorin privat janë të detyruar të bëjnë dy ose tre punë për të përballuar jetesën. Pronarja e shtëpisë ku po kryheshin punimet është arrestuar.

Duke mbajtur pankarta në duar në Sheshin Sappho, protestuesit kanë kërkuar  masa konkrete për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera në punë.

Mytilini sot nuk humbi vetëm një punëtor, humbi një hero të përditshëm, një njeri që shpëtoi jetën dhe humbi të tijën për shkak të neglizhencës, thuhet në njoftimin përkatës.

Greqi Mariglen Hoxha punetor shqiptari vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.