32-vjeçari i cili humbi jetën për të shpëtuar jetën e të tjerëve në zjarrin që përfshiu magazinën e një qendre tregtare është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Arjan Sala humbi jetën në mënyrë tragjike, dhe trupi i tij u gjet tri ditë pasi mundën të shuhen flakët.
Kërkesa e vetme që familjarët e tij kishin për shtetin, është që të tregojë vëmendje për djalin 2-vjeçar të Arjanit dhe bashkëshorten e tij.
