Mançester Junajtid bëri një paraqitje të madhe në mbrëmjen e djeshme teksa mposhti në transfertë PSG me rezultatin 1-2. Një rezultat që deri diku nuk pritej duke parë formën me ulje e ngritje të Djajve të Kuq, megjithatë futbollistët ia dolën të jepnin më të mirën e tyre.
Por, gjithashtu, lojtarët edhe kanë sakrifikuar, e një nga ata që ka sakrifikuar më shumë ka qenë Skot Mektominej. Mesfushori ka luajtur pjesën e parë të lojës me probleme më shikim, pasi ka humbur në fushë njërën prej lenteve të kontaktit. Këtë e ka zbuluar vetë trajneri Ole Gunar Solskjaer në fjalën e tij pas ndeshjes.
“Skoti i luajti 45 minutat e para me një sy. Ai humbi lenten e kontaktit dhe kjo ishte një nga gjërat më impresive të sfidës. Ishte vërtet shumë domethënëse fakti që ai vazhdoi të qëndronte në fushë”, u shpreh Solskjaer. /