Zv.kryeministri Erion Braçe i ka shprehur ngushëllimet deputes socialiste, Blerina Gjylametit pas humbjes së vëllait në një aksident tragjik në brendësi të tunelit të Elbasanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe i kërkon Gjylametit të bëhet e fortë, pavarësisht se dhimbja është e madhe.
“Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë, të rriten e të kenë një jetë të re mes dhimbjes pa fund!” -shkruan Braçe.
Rreth 1 vit më parë deputetja Gjylameti humbi edhe motrën pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Mesazhi i plotë
Blerinë, mike;
Bëhu e fortë!
E di, është tmerr e rëndë,
një motër e një vëlla kaq pranë ne qiell,
kaq të rinj e familje te lumtura,
por duhet te qëndrosh e fortë!
Je ti tani për prindërit,
dhimbja e tyre është aq e madhe;
Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë, të rriten e të kenë një jetë të re mes dhimbjes pa fund!
Ti mund tua zbusësh,
ti mund tu japësh një jetë të re me kujtimin e fortë të prindërve që humbën.
Ti nuk ke nevojë për kurajo!
Je e tillë, kurajo!