Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ankohet në SHBA për humbjen e zgjedhjeve.
Përmes kompanisë lobuese, që është paguar 6 milionë dollarë, i është dërguar një shkresë Departamentit amerikan të Drejtësisë.
“PD kërkon që SHBA të mos njohëz gjedhjet e 11 majit. Deri tani kemi një certifikim të rezultatit nga KQZ, për qarkun e Kukësit. Me gjasë, kështu do të vijojë edhe për qarqet e tjera. Ky dokument është regjistruar në SHBA më 16 maj, 5 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve. Është kompania lobuese e paguar 6 milionë dollarë. E njëjta kompani që loboi 3 herë për një vizë për Berishën, por nuk u pranua. Kjo kompani lobuese, do të merret me Öështjen e zgjedhjeve të 11 majit”, raportoi gazetari Andon Kello.
