Anëtarët e grupit muzikor DNK, Andrej Gjorgievski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Filip Stefanovski si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov humbën jetën në tragjedinë e mbrëmshme në zjarrin që kaploi diskotekën Pulse në Koçan.
Lajmin e bënë të ditur anëtarë të grupit DNK të cilët publikuan fotografitë e anëtarëve të tyre.
Dy prej anëtarëve iu nënshtruan kurimit të plagëve në orët e pasdites. Anëtarë të grupit si dhe shokët e të ndjerëve, përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, i dhanë lamtumirën miqve të tyre.