Ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli thotë se është e turpshme retorika e Berishës për vjedhjen e votave në zgjedhje. Madje e quan hipokrit mënyrën sesi Berisha, një politikan që ngre mitin e madhështisë nuk bën dot garë me Ramën.
“Kemi një sinjal të fortë alarmi politik se demokratët pavarësisht se ku janë rreshtuar dhe opozitarët që e injoruan, të mos e injorojnë më. S’ka analizë për 14 majit, humbnë kauzën e simbolin e partisë.
Ne nuk patëm pikën e turpit se u shitën shkodranët dhe ata të Kamzës, që s’është e ndershme t’ja vësh fajin dikujt tjetër. Çështë ky politikan që ngre mitin e madhështisë dhe thotë s’bëj dot garë me kundërshtarin? Kjo është të zhgënjesh shqiptarët dhe demokratët. Nuk shiten njerëzit nëse kanë shpresë. Të mos rri në politkë, por të hapë krahun se po merr më qafë opozitarizmit.
Nuk jam mbështetës i njërit apo i tjetrit. Jam opozitar, ai që ka vënë i pari alarmin dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur se kuptonin që kishim një krizë në PD.”- thotë Kadilli.