Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Humbja e legjendës së basketbollit, Rama: Nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më

13:06 / February 5, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Arben Fagut, legjendës së basketbollit. Ai shkruan se me ikjën e tij “është zbrayur mesi i fushës së kujtimeve të kohës kur stërviste dhe drejtonte skuadrën tonë nga stoli”.

Kujtojmë që Rama ka qenë një basketbollist i Dinamos.

Mesazhi i Ramës:

Me ikjen e Ben Fagut është zbrazur mesi i fushës së kujtimeve të kohës kur ai stërviste dhe drejtonte skuadrën tonë nga stoli, ku kishte zënë vendin e legjendarit të Dinamos e të Kombëtares kuqezi të basketbollit, profesorit Feti Borova.

Beni ishte vëllai i vogël i diktatorit kuqezi të parketit shqiptar, Gim Fagut, i cili e ktheu Partizanin në makinerinë shtypëse të kampionateve tona dhe magjepsi çdo kundërshtar e trainer të huaj, që vinte nga bota tjetër për t’u ndeshur me të kuqtë e Tiranës, në eliminatoret e kupës së kampionëve të Europës. Hija e Gimit ishte shtypëse për këdo që luante në kampionatin tonë të basketbollit, po sidomos për Benin, i cili ishte i dënuar të krahasohej gjithnjë me të vëllain e paarritshëm. Një dëmtim në gju e shpëtoi në njëfarë mënyre nga presioni i atij krahasimi, duke e nxjerrë nga fusha e duke e çuar drejt stolit të trainerit, në anën tjetër të frontit të luftës me tiraninë e Partizanit, kur fronin e kishte trashëguar nga Gim Fagu, një uzurpator i të katër anëve të fushës, Gaz Çaçi!

Ben Fagu solli tek Dinamo të gjithë fuqinë e ambicies, vullnetit dhe ndershmërisë që i kishte bërë vëllezërit Fagu, djemtë e të mirënjohurit për lartësinë burrërore, Besim Fagu, shembëlltyra të dinjitetit e të respektit në bashkësinë sportive e sportdashëse të Shqipërisë. Beni solli në skuadër entuziazëm dhe dëshirë të madhe për ta përmbysur më në fund diktaturën e Partizanit – çka nuk arritëm ta realizonim edhe pse i shkuam shumë afër. Stërvitjet u bënë shumë intensive dhe marrëdhëniet në skuadër shumë të mira, falë edhe qasjes së Benit, që nxehej shpesh brenda perimetrit të fushës, po çelej e bëhej një shok i dashur sapo binte bilbili i përfundimit të stërvitjes.

Sot kujtoj me mallëngjim pikërisht të qeshurën e tij prej njeriu tejet të çiltër dhe nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më!
As e imagjinoj asfare hiç dot dhimbjen e Gimit e të krejt asaj familjeje të dinjitetshme e shumë të respektuar për mua, por duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për mikun e trainerin tim të paharruar, lutem që prehja e tij të jetë e paqtë dhe kujtimi i tij qoftë gjithnjë i paharrueshëm!
Përqafime Ben dhe faleminderit për çka na dhe e dhe gjithmonë pa kursim për sportin e për shokët, duke mos kërkuar kurrë asgjë përveç respektit plotësisht të merituar!

TëPAHARRUESHËM🙏

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën…

13:39 / October 4, 2026

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026
Add A Comment

Comments are closed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.