Forumet Rinore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” njoftojnë se do të zhvillojnë një protestë paqësore përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Kamëz.
Protesta pritet të mbahet ditën e enjte, datë 18.05.2023 në orën 11:00, për të kundërshtuar procesin zgjedhor të 14 majit.
“Ju bejme me dije se diten e Enjte, date 18.05.2023 nga ora 11.00, perballe ambienteve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga ana e Forumit Rinor te koalicionit “BASHKE FITOJME”, do te zhvillohet nje proteste paqesore per kundershtimin e procesit zgjedhor te mbatur ne Kamez me date 14.05.2023”, thuhet në njoftim.