Prezantuesja e njohur Hygerta Sako mesa duket qenka zhgënjyer nga masat e mara deri tani duke bërë apel që të mos preket rroga e administratës, sepse nuk janë të larta.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, bukuroshja e ekranit, tregon se ka ngelur gojë hapur dhe i lutet Zotit mos e zerë dhëmballa, për shkak se operacionet dentare dhe kirurgjikale, po shtyhen pa afat.
“Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më”, shkruan ajo.
