Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hyjnë në fuqi masat e reja në vend, sot hiqet ora policore

09:58 / March 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karantina tirana 637x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të vendosura në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Ekspertëve.

Nga sot do të hiqet ora policore në vend, ndërkohë që mbetet i detyruar urdhri për vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura.

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli deklaroi dje se në fuqi do të mbetet edhe ndalimi i grumbullimeve.

“Kuptohet që tashmë kemi një situatë më të favorshme se ajo që kemi pasur edhe një javë përpara. Niveli i masave vazhdon të mbetet i tillë. Ata që janë të infektuar me Sars Cov 2 do qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Vaksinimi si e theksoi edhe profesoresha, duhet të vazhdojë që nga mosha 12-vjeç. Për qytetarët mbetet në fuqi paraqitja e pasaportës së vaksinimit dhe për ata që nuk i kanë këto dokumente vazhdon të mbetet në fuqi izolimi.

Nga ky rregull bëjnë përjashtim fëmijët deri në 6-vjeç. Vazhdon të mbetet në fuqi rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura. Mbetet në fuqi edhe masat për ndalimin e grumbullimeve në ambiente të mbyllura dhe të hapura. Sa i përket orës policore, mendohet të mos jetë më. Hiqet ora policore. Ndryshimi i këtyre masave do shkojnë në përputhje me situatë”, tha Rakacolli.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi se java e fundit ka shënuar incidencën më të ulët duke vënë theksin te rëndësia e vaksinimit te popullsisë.

“Java e fundit ka shënuar incidencën më të ulët. Referuar të dhënave statistikore krahasuar me vitin e shkuar indikatorët matës kanë tregues shumë më të ulët. Niveli i pozitivitetit është në nivelin e 7.9% krahasuar me javën pararendëse që kanë pasur një nivel më të ulët. Vazhdon puna e strukturave në vijim për vaksinimin në vend në nivel kombëtar”, u shpreh Tomini.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.