Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi ka hyrë në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur të dalë dot më.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, e sipas policisë Artan Pollo është gjetur i pajetë rreth orës 10.20 të mëngjesit të sotëm.
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 10:20, jemi njoftuar se në fshatin Lazarat, shtetasi A. P., rreth 56 vjeç, banues në Lazarat është gjetur i pajetë, pa shenja dhune.
Ky shtetas është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dal, për pasojë është mbytur.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
