Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Hyn në fuqi ligji, kufizohet qarkullimi i cash-it nga 2026

16:19 / January 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me nisjen e vitit 2026, Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një fazë të re kufizimi të përdorimit të parasë fizike, në kuadër të masave kundër ekonomisë informale dhe parasë së padeklaruar.

Nga 1 janari 2026, ka hyrë në fuqi paketa ligjore që vendos tavan për pagesat cash, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Sipas ligjit, individët nuk mund të kryejnë pagesa me para në dorë mbi 500 mijë lekë, ndërsa për bizneset, transaksionet cash mes kompanive janë të kufizuara në 100 mijë lekë.

Çdo pagesë mbi këto vlera duhet të kryhet përmes bankave ose mjeteve elektronike.

Ligji parashikon gjithashtu që bizneset të pajisen me terminal POS, me afate të përcaktuara sipas sektorëve, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur pagesat dixhitale dhe për të ulur përdorimin e parasë fizike.

Megjithatë, pavarësisht këtyre masave, të dhënat tregojnë një realitet tjetër. Paraja jashtë sistemit bankar vijon të rritet ndjeshëm. Në nëntor 2025, ajo arriti në 467.4 miliardë lekë, nga 405.9 miliardë lekë që ishte një vit më parë, duke shënuar një rritje vjetore prej mbi 15 për qind.

Në vite, tendenca ka qenë në rritje të vazhdueshme: Në nëntor 2023, paraja jashtë bankave ishte 391.9 miliardë lekë, në nëntor 2024 arriti në 405.9 miliardë, ndërsa në 2025 shënoi një rritje të fortë.

Ekspertët e shohin këtë si një tregues të informalitetit të lartë dhe përdorimit ende masiv të cash-it në ekonomi. Sfidë mbetet tashmë zbatimi efektiv i ligjit dhe rikthimi i këtyre fondeve brenda sistemit bankar, për të garantuar më shumë transparencë dhe kontroll financiar.

cash kufizim ligji para qarkullimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.