Bashkimi Europian i kërkon Kosovës që të shtyjë hyrjen në fuqi të vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në vend, pasi mund të ndërlikojë jetët e komunitetit serb atje.
“Bashkimi Europian është i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetët e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera për shkak të mungesës së konsultimit paraprak, veçanërisht për impaktin që do të ketë në shkolla dhe spitale, duke parë që për momentin nuk ka alternativa”, thuhet në reagimin zyrtar të BE.
BE pranon se ky vendim ka si synim të rrisë transparencën financiare në vend dhe të luftojë pastrimin e parave si dhe shton se do të ndikojë gjithashtu në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia.
