Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hyn në fuqi vendimi / Procedura e punësimit të të rinjve ekselentë në administratën publike

19:42 / December 28, 20182 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hhh 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të gjithë studentët që kanë mbaruar ekselentë do të kenë mundësi të punojnë në administratë. Ky është vendimi i marrë sëfundmi nga qeveria.

Tirananews.al zbardh të plotë vendimin e qeverisë për punësimin e të rinjve, që synon jo vetëm t’i ndihmojë ata për t’u integruar në tregun e punës, por njëkohësisht edhe përthithjen e elementëve cilësorë për të qenë pjesë e administratës.

Për vitin 2019, pozicionet vakante specialist dhe të barasvlefshëm në institucionet e administratës shtetërore jashtë shërbimit civil të plotësohen me prioritet nga studentët e ekselencës të diplomuar duke filluar nga viti 2017 e në vijim, nëpërmjet punësimit të tyre me kontratë të përkohshme 1 (një)-vjeçare.

Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit do të menaxhohet nga Kryeministria, ministritë e linjës dhe institucionet e tyre të varësisë. Kryeministria dhe ministritë e linjës do të shpallin publikisht në faqet e tyre zyrtare, thirrjen për shprehjen e interesit të studentëve të ekselencës që duan të punësohen përkohësisht në institucionet e tyre të varësisë, sipas kërkesës së këtyre të fundit, përkatësisht brenda muajit janar 2019 dhe muajit gusht 2019.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Kryeministrisë apo ministrisë që ka bërë shpalljen publike

Brenda 5 ditëve pune nga data e krijimit të listave, Kryeministria/ministritë thërrasin studentët të cilët, duke filluar nga ai me mesatare më të lartë brenda grupit përkatës, përzgjedhin pozicionin ku duan të emërohen në mënyrë të përkohshme. E drejta e përzgjedhjes është sipas precedencës, si më poshtë vijon: a) Studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së; b) Studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri; c) Studentët e diplomuar në institucionet/ programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose BE-së.

Institucionet përkatëse lidhin kontratat e përkohshme të punës me studentët, sipas listave të dërguara nga Kryeministria/ministritë, të cilat respektojnë përputhshmërinë e nivelit dhe të fushës së studimit me kriterin e nivelit dhe llojit të diplomës për pozicionin respektiv të punës. / Tirananews.al

Punesimi Qeveria tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Festë me tortë e verë në Bruksel, Rama surprizon Marta Kos dhe ministren daneze

10:18 / November 17, 2025

Çelet grupkapitulli i fundit me BE, Rama: Moment historik për Shqipërinë, ecim përpara me të njëjtin intensitet

09:43 / November 17, 2025

Ministrja daneze: Shqipëria do anëtarësohet shpejt në BE

09:38 / November 17, 2025

Kryeministri Rama: Ndihem i frymëzuar nga mbështetja e fortë në ribashkimin e Europës

09:28 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.