Elseid Hysaj ka folur mbi ndeshjen e të shtunës me Francën në Paris. Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i kombëtares shqiptare duket se beson shumë tek skuadra, gjithashtu dhe në sajë të ardhjes në stolin e kombëtares e ish trajnerit të Napolit, Edi Reja.
“Ne duam të kemi rezultate, nuk nisemi për të humbur. Franca është Franca, por jam i sigurtë se me këtë grup dhe këtë trajner kemi mundësi për të treguar vlerat tona. Shkojmë me idenë për të marrë pikë, një apo tre, të luajmë mirë dhe të zotërojmë fushën. Do të përballemi me një skuadër më të fortë, por Shqipëria mund të fitojë”, ka thënë Hysaj për francezen L’Equipe.