Napoli do të nisë të enjten rrugëtimin në Ligën e Europës teksa do të presë në shtëpi holandezët e AZ Alkmar. Italianët kanë pasur probleme me COVID-19 para pak kohëve, megjithatë nga testet e fundit të kryera, të kaltrit janë plotësisht të qetë.
Tamponët e analizuar kanë rezultuar negative dhe trajneri Xhenaro Gatuzo do të mund të mbështetet tek të preferuarit e tij, pa u cënuar nga ndonjë e papritur. Ka qene vetë klubi i Napolit që me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur përgjigjen e tamponëve të Hysaj me shokë.
Ndërkohë, në komunikatën e klubit bëhet e ditur se në pasdite do të vijë përgjigja edhe e një tjetër tampon, që duhet ekzaminuar. Koronavirusi është kthyer në një problem të madh për klubet italiane që kanë konfirmuar shumë të infektuar