Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hysi: Ja kur zëvendësohen deputetët që lanë mandatet?

21:49 / February 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasilika hysi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dorëzimit zyrtarisht të kërkesës së deputetëve të opozitës për djegien e mandateve, topi i kalon Kuvendit. Nënkryetarja e këtij institucioni Vasilika Hysi sqaron se do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që do të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për nisjen e procedurave të zëvendësimit të deputetëve me kandidatët e listës së partive opozitare. Vetëm pasi KQZ të njoftojë Kuvendin, do të mblidhet Këshilli i Mandateve për vendimmarrje.

Por a do mundet Këshilli i Mandateve të funksionojë, pasi përfaqësuesit e opozitës në përberje të tij tashmë mungojnë? Nënkryetarja e Kuvendit nuk mund të thotë se sa kohë do të duhet për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr. Vasilika Hysi shprehet se gjithçka varet edhe nga KQZ, e cila ndërkohë punon për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Pikëpyetja që ngrihet është nëse socialistët do të pranojnë mandatet e opozitës, në rast të refuzimit të të gjithë kandidatëve të partive opozitarë. Vasilika Hysi thekson se do të jenë strukturat partiake që do vendosin për këtë situatë. Por ajo thotë se me tepër është e shqetësuar mbi fatin e proceseve integruese të vendit. Me opozitën jashtë Kuvendit mazhoranca është familjarizuar. Dhe mungesa e saj, sipas zonjës Hysi nuk ndikon në legjitimitetin e funksionimit të Parlamentit.

Pavarësisht zyrtarizimit të procesit për djegien e mandateve, kryeministri Rama ka lënë një shteg të hapur për të gjetur mundësinë e dialogut me opozitën, duke refuzuar zgjedhjet e parakohëshme.

hysi KQZ Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.