Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I akuzuar për gjenocid, dënohet me 20 vite burg ish-zyrtari i lartë

22:35 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjyq 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë në Francë të martën ka dënuar një ish-zyrtar të Ruandës me 20 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtor për gjenocid. Laurent Bucyibaruta është zyrtari më i lartë i Ruandës që është përballur me gjykim në Francë për masakrën e vitit 1994, në të cilën vlerësohet se janë vrarë 800,000 tutsi dhe hutu breda 100 ditësh.

Rasti ndaj këtij 78-vjeçari u përqendrua në disa takime “të sigurisë” që ai ose kishte urdhëruar ose kishte marrë pjesë. Prokurorët argumentuan se këto takime ishin thirrur për të planifikuar fushatën e vrasjeve.

Specifikisht, ish-kryetari i provincës Gikongoro është akuzuar se ka joshur mijëra persona që të strehohen në një shkollë në këtë rajon, duke iu premtuar ujë, ushqim dhe mbrojtje. Disa ditë më vonë, në orët e para të 21 prillit, dhjetëra-mijëra tutsi u ekzekutuan, ngjarje që përbën një prej episodeve më të përgjakshme të gjenocidit.

Gjykata po ashtu tha se ka hetuar për përgjegjësinë e Bucyibarutas për masakrën në një shkollë tjetër, ku afër 99 tutsi u ekzekutuan më 7 maj 1994, por po ashtu ai është hetuar edhe për vrasjen e të burgosurve tutsi në burgun në Gikongoro, përfshirë edhe ekzekutimin e tre priftërinjve.

Gjatë gjykimit, Bucyibaruta ka mohuar çdo përfshirje në vrasje. Në këtë gjykim janë marrë parasysh dëshmitë e 100 dëshmitarëve, përfshirë edhe të të mbijetuarve nga Ruanda, të cilët kanë dëshmuar qoftë në gjykatë, apo përmes video-lidhjes.

Bucyibaruta, i cili jeton në Francë që nga viti 1997, ka probleme shëndetësore dhe është lejuar që të qëndrojë në arrest shtëpiak gjatë gjykimit.

Franca është përballur me presion nga aktivistët që të ndjekë penalisht të dyshuarit e gjenocidit në Ruandë, të cilët janë strehuar në Francë pas ngjarjeve në shtetin e tyre. Qeveria franceze në kohën kur ka ndodhur gjenocidi ka qenë mbështetëse e regjimit hutu, që atëbotë ishte në pushtet.

denim France gjenocid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.