Prokuroria e Posaçme ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan, i akuzuar si organizator për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur 10 vite më parë
Gjithashtu me burgim të përjeshtshëm SPAK kërkoi të dënohet Olsi Leku.
Për Florenc Çapen, nipin e Ardian Çapes SAPK kërkoi 25 vite burg.
Prokuroi i çështjes Behar Dibra për vrasjen e bujshme kërkoi edhe dënimin me 20 vite burg për Etjen Canin e Kladi Doklin, ndërsa për dëshmitarin e drejtësisë Ervis Bardhin SPAK kërkoi 6 vite burg.
Ndaj tyre rëndon akuza për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
