Rreth pesë muaj më parë të gjithë u mahnitëm kur pamë propozimin romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajkos në mes të emisionit “Këndo Këngën Time”.
“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri sh privat, mirëserdhe por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, tha asokohe Arditi në emision.
Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, kur çifti ishte në prag martese. Revista “Story” bën me dije nga burime të sigurta se Arditi dhe vajza e Agim Bajkos e kanë prishur fejesën e tyre, ndërsa arsyet e ndarjes nuk bëhen me dije.
Pas një investigimi që newsbomb.al bëri në Instagramin e tyre personal, çifti nuk e ndjek njëri-tjetrin dhe madje kanë hequr edhe fotot që kishin bashkë. Moderatori ka hequr edhe videon e propozimit.
Modifiku