Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në fshatin Pishaj të Gramshit.
Policia bën me dije se trupi i Q. Z. është gjetur në shtratin e lumit Devoll. Nga këqyrja paraprake, i moshuari nuk ka shenja dhune. Dyshohet se ai është mbytur në lum.
Dy ditë më parë, 75-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga i biri, i cili në kallëzimin e tij në Polici deklaroi se i ati u largua nga banesa dhe nuk u kthye më.