Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia rumune ka arrestuar Aurel Hoxhallarin, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Devi Kasmit në janar 2018. Ai e organizoi vrasjen me grupin dhe vrasësin grek me pagesë Efthimios Efthimiu, ish-polic special në vendin fqinj. Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë e trup.

Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD, dhe një armë automatike. Për krimin u arrestuan Efthimios Efthimiu, Elton Halipaj , Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Mario Meshini, që më pas u la i lirë. Identifikimi i Efthimiut dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë dhe një furgon i bardhë me të cilin ata u afruan pak momente para se të vritej Kasmi e më pas u larguan me të njëjtin mjet.

GJKKO e dënoi Hoxhallarin me burg përjetë dhe i konfiskoi 4 pasuri. Besohet se Kasi e mori porosinë nga Burgu i Koridhalosit, nga një prej shqiptarëve që drejton kartelin më të madh shqipfolës të drogës.

Njoftimi i policisë:

Në Rumani, autoritetet rumune kanë bërë arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A. H., 49 vjeç, lindur në Tiranë.

Shtetasi A. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Më datë 29.01.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, dyshohet se shtetasi A. H., në bashkëpunim me një shtetas grek dhe shtetas të tjerë, të organizuar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin shqiptar D. K.

Në banesat e tyre, Policia sekuestroi 9 armë zjarri, 130 kg lëndë narkotike (kanabis), si dhe një numër të madh bimësh kanabisi.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë dhe rumunë, vijon veprimet për finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtyre shtetasve.

Burg i denuar kasmit perjete rumani vrasjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026

Zjarri përfshin parcelën me ullinj në Cërrik/ Flakët rrezikojnë banesat, në terren forca të shumta zjarrfikëse

13:57 / August 16, 2026

Zjarret/ 43 vatra në 24 orët e fundit, 10 mbeten aktive në disa zona të vendit

12:49 / August 16, 2026

Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë

10:46 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.