U arrestua me qëllim esktradimin në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar ndërkombëtarisht Gjovalin Lesi, 55 vjeç, i lindur në Rubik.
Gjykata e Mirditës, në vitin 1998, e ka dënuar shtetasin Gjovalin Lesi, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Më datë 21.10.1997, në Rubik, pas një konflikti për motive të dobëta, ai ka vrarë më armë zjarri kallashnikov, kunatin dhe motrën e tij, përkatësisht shtetasit A. Gj. dhe M. Gj..
