Policia e Fierit ka vënë në pranga një 47-vjeçar i cili në vitin 2008 është dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet fjalë për Albert Kurti i dënuar me 4 vite e 11 muaj burg.

NJOFTIMI

Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, i dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier u bë ndalimi i shtetasit:

Albert Kurti, 47 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.04.2008, e ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here